E ofendon përmes mesazheve, arrestohet i dyshuari në Pejë

E ofendon përmes mesazheve, arrestohet i dyshuari në Pejë

Në Pejë, një vajzë ka raportuar në polici për ngacmim nga ish- bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të policisë viktima e cila ishte e martuar me të dyshuarin mashkull kosovar, pas ndarjes i dyshuari përmes mesazheve e kishte ofenduar verbalist dhe kërkuar përsëri takim.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.