Jep kallëzim të rremë se i grabitën 3 milionë lekë, arrestohet 32-vjeçarja

Jep kallëzim të rremë se i grabitën 3 milionë lekë, arrestohet 32-vjeçarja

Një 32-vjeçare është arrestuar nga policia e Korçës pasi dha një kallëzim të rremë.

Ngjarja është rregjistruar ditën e djeshme ku shtetasja A.L ka telefonuar në komisariat për të denoncuar një grabitje ndaj saj.

Fillimisht ajo pretendoi se i kishin grabitur një shumë lekësh, rreth 3 milion të vjetra por e vërteta ka qënë krejt ndryshe. Forcat e komisariatit kanë bërë verifikimet dhe ka rezultuar kallëzim i rremë nga ana e saj.

Ditën e sotme ajo u arrestua nga uniformat blu dhe pritet të dalë para gjykatës./oranews/