Policia jep detaje për vrasjen në Gjakovë

Policia jep detaje për vrasjen në Gjakovë

Është arrestuar një femër e cila dyshohet se ka vrarë babanë e saj në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:05, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje në Spitalin e Gjakovës.

Ndryshe, dyshohet se një vajzë me çrregullime mendore e ka vrarë babanë e saj në Gjakovë. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Sabrije Vokshi”, brenda shtëpisë së viktimës.