10:50 / 26.05.2020
Podujevë: I hyjnë në shtëpi dhe ja vjedhin pushkën e gjuetisë
Një qytetar nga Katunishtja e Podujevës ka raportuar në polici se një person i panjohur kishte hyrë në shtëpinë e tij dhe i ka vjedhur pushkën e gjuetisë e cila kishte lejen e skaduar.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar m,e procedurë të rregullt, ndërsa rasti është hapur si vepër penale, vjedhje e rëndë.























