11:16 / 27.05.2020
Ishte në vetizolim, por policia kur shkon ta vizitojë nuk e gjen
Një qytetar nga Prishtina, i cili po qëndron në vetizolim në shtëpinë e tij, ka befasuar gjatë ditës së djeshme policinë.
Kjo pasi që në një vizitë që policitë kishin shkuar t’i bënin në shtëpinë e tij, nuk e kishin gjetur aty. Kësisoj për mosrespektim të rregullit të vetizolimit, personi në fjalë është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.























