11:30 / 27.05.2020
Largohet një i mitur nga strehimorja në Prishtinë
Një person i mitur është larguar nga strehimorja në Prishtinë dhe nuk është kthyer më.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:50, raporton policia.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar (i mitur) është larguar nga strehimorja dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.























