Policia gjen gjashtë qese me marihuanë në afërsi të një lokali në Ferizaj
Sharr Travel

Policia gjen gjashtë qese me marihuanë në afërsi të një lokali në Ferizaj

Policia e Kosovës gjatë një kontrolle në një lokal në Ferizaj, ka kontrolluar disa persona por nuk ka gjetur asgjë, mirëpo pak më larg lokalit ka gjetur gjashtë (6) qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë 4.14 gram të cilat janë konfiskuar.

Policia ka arritur që të arrestoj njërin prej të dyshuarve mashkull kosovar dhe dyshohet se i njëjti kishte lënë substancën narkotike.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.