Arrestohet personi që organizonte lojëra të fatit në Podujevë
Sharr Travel

Arrestohet personi që organizonte lojëra të fatit në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshyarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara.

Arrestimi është bërë më datë 30.05.2020 rreth orës 22:00 në Podujevë. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.