Arrestohet shoferi nga Kosova, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij
Sharr Travel

Arrestohet shoferi nga Kosova, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Një shofer nga Kosova është arrestuar dje në Maqedoninë Veriore, teksa po bartte 113 emigrantë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të këtij vendi.

Siç ka njoftuar policia të dielën, ka arrestuar 30-vjeçarin me inicialet I.P., pasi në kamioni e tij, kishte 113 emigrantë, përcjell Kossev.

Në kamionin me tabela të Shkupit, ishin 110 emigrantë nga Bangladeshi, dy prej Myanmarit dhe një prej Indisë.

Shoferi është arrestuar dhe siç thuhet, do të ngrihet kallëzim penal kundër tij.