Arrestohet i dyshuari për vrasje në vitin 2002 dhe ekstradohet në Kosovë
Sharr Travel

Arrestohet i dyshuari për vrasje në vitin 2002 dhe ekstradohet në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar jashtë Kosovës, një person të dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2002.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar me urdhër ndërkombëtar diku jashtë Kosovës dhe është ekstraduar më pas në Kosovë.

“I dyshuari mashkull kosovar me urdhër ndërkombëtar është arrestuar, i njëjti me pas është ekstraduar për në Kosovë. Me vendim te Prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raport.