10:38 / 02.06.2020
Prizren, hyjnë në shkollë dhe vjedhin pajisje shkollore
Disa persona kanë depërtuar në një objekt shkollor në qytetin e Prizrenit.
Sipas raportit 24 orësh të policisë personat nga kabineti i shkollës kanë vjedhur disa pajisje shkollore.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.























