Pogradec, kanos policin dhe i dëmton makinën me shkarkues elektrik
Sharr Travel

Pogradec, kanos policin dhe i dëmton makinën me shkarkues elektrik

Një 46-vjeçar në Pogradec është arrestuar sepse ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe i ka dëmtuar automjetin me send të fortë.

Në pranga ka rënë shtetasi V. Q, banues në fshatin Buçimas.

"Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme./oranews/