Arrestohen 3 persona për dhunë në familje në Tiranë
Sharr Travel

Arrestohen 3 persona për dhunë në familje në Tiranë

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë sistematike ka keqtrajtuar fëmijën e tij të mitur, si dhe ka kanosur dhe përndjekur ish-bashkëshorten, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frikë asaj dhe familjarëve.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit E. Sh., 27 vjeç, pasi, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në banesë, ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 25 vjeç, pasi në rrugën “Miftar Gërbolli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes./a2/