Gruaja në Prishtinë e sulmon një mashkull, dërgohet në mbajtje
BKT
Kronika

Gruaja në Prishtinë e sulmon një mashkull, dërgohet në mbajtje

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë.

Një femër pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën mashkull i cili është dërguar për tretman në QKUK.

“Prishtinë 06.06.2020 – 19:56. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


MË SHUME NGA Kronika