14:30 / 09.06.2020
Fushë Krujë: Bëri pagesë me kartëmonedha false, pranga 20-vjeçarit
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar.
''Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. V., i cili u arrestua në flagrancë, më datë 30.05.2020, në një "Fast Food" në Fushë Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara'', informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Falsifikim i monedhave"./oranews/























