17:22 / 11.06.2020
Sulmon fizikisht gruan dhe babanë, dërgohet në spitalin psikiatrik
Një person në Gjilan është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij.
I njëjti është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi që pretendohet se ishte me çrregullime mendore.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan dhe babanë e tij. I dyshuari ishte agresiv dhe dyshohet me çrregullime mendore, i njëjti është dërguar në spitalin psikiatrik dhe është ndaluar për tretman. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.























