13:24 / 12.06.2020
Shtien me armë zjarri në ajër dhe ikën nga vendi i ngjarjes
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se nga një veturë ku ishin dy persona, ka dalë pasagjeri dhe ka shtënë disa herë me armë në ajër, pastaj kanë vazhduar në drejtim të panjohur.
Organet e rendit bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 21 gëzhoja dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.























