21:51 / 13.06.2020
Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen 4 persona
Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 17:30, në rrugën e "Adriatikut" në Mitrovicë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti
“Në aksident ishin te përfshira dy vetura civile, ku si pasoje e lëndimeve të pësuara katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.























