11:10 / 15.06.2020
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen katër shtetas të Serbisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ndaj katër (4) personave meshkuj shtetas të Serbisë, me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandë e mallrave’ me ç’rast ka lëshuar vendimin mbi ndalimin e personave të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes në SP Mitrovicë.
Personi i katërt ka pasur urdhëresë aktive nga gjykata dhe është marrë nga DRP Gjakovë.























