15:42 / 17.06.2020
Një 35-vjeçar nga Kosova humb jetën tragjikisht në Slloveni
Një person nga fshati Mushtisht i Komunës së Suharekës ka vdekur në Celje të Sllovenisë.
Rastin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar kryetar i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës.
Muharremaj ka thënë se pas marrjes së informatave të nevojshme ato do të bëhen të ditura për publikun.























