Grabitja me armë në Tiranë, mbeten në burg 6 persona
BKT
Kronika

Grabitja me armë në Tiranë, mbeten në burg 6 persona

Gjykata e Tiranës lë në burg gjashtë persona të arrestuar dy ditë më parë për akuzën e “vjedhje me armë” në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Në qeli do të qëndrojë Spartak Qoku, Petro Sava, punonjës banke, Andi Kraja, Aleks Kala, gardist i pezulluar, Emel Hajdaraj dhe Kludio Metaj.

Sipas prokurores, pas arrestimit një prej të dyshuarve ka rrëfyer se kanë shkuar të grabisin një sasi droge kokaine.

Ditën e ngjarjes, ata janë përleshur me të zotin e shtëpisë, i njohur prej tyre me emrin “Boli”. Ngjarja nuk është kallëzuar menjëherë në polici, por të nesërmen./a2/


MË SHUME NGA Kronika