11:59 / 22.06.2020
Gjilanasi raporton në polici se i është zhdukur gruaja
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në stacionin policor në Gjilan se bashkëshortja e tij është zhdukur.
Në raportin policor thuhet se ankuesi ka informuar se gruaja e tij ishte larguar nga shtëpia me datën 18.06.2020 dhe nuk ka njohuri për vendodhjen e saj.
Të njëjtit janë nga fshati Livoq i Poshtëm dhe rasti është nën hetime.























