I konfiskohet një sasi e barnave, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

I konfiskohet një sasi e barnave, arrestohet i dyshuari

Një i dyshuar është arrestuar në Skenderaj dje për shkak se në punëtorin e tij të zdruktharisë janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave pa banderola të cilat kanë qenë të ndaluara për qarkullim në territorin e RKS-se.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se barnat janë konfiskuar nga inspektoret farmaceutik ku ju është lëshuar vërtetim mbi konfiskim.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika