09:57 / 29.06.2020
Ishte e raportuar si e zhdukur, gjendet femra e dhunuar në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër e cila ishte raportuar si e zhdukur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa.
Në anën tjetër viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë se kur ishte raportuar si e zhdukur kjo femër nga Gjakovë.























