​Publikon armën në Facebook, policia ia konfiskon
Sharr Travel

​Publikon armën në Facebook, policia ia konfiskon

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë ftuar në stacion policor në Malishevë për shkak se në njëri prej tyre në rrjete sociale kishte publikuar një foto me një pistoletë në dorë.

I dyshuari ka deklaruar se në një aheng familjar me armë kishte shkrepur disa fishekë, e cila është e xhaxhait të tij.

Nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 29 qershor në ora 13:00, njofton Policia e Kosovës.