​Në Prishtinë arrestohen dy shtetas të huaj
Sharr Travel

​Në Prishtinë arrestohen dy shtetas të huaj

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj, të cilët kishin demoluar pajisje brenda një objekti.

Përveç dëmeve të shkaktuara, të dyshuarit i kanë penguar punëtorët e sigurimit dhe u kanë rezistuar policëve derisa ata i kanë shoqëruar në stacion policor.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 20.30 në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.