​Kapen 242 euro fals
Sharr Travel

​Kapen 242 euro fals

Një ankues mashkull kosovar ka raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kishin shkuar në market për t’i këmbyer 121 monedha nga 2 euro metalike në monedha të letrës, por monedhat metalike dyshohet se kishin qenë të falsifikuara.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar monedhat e dyshuara. Rasti, i cili ka ndodhur dje në Prishtinë, vazhdon të hetohet, thuhet në raportin policor.