Vetëvritet një person në Prizren
Sharr Travel

Vetëvritet një person në Prizren

Një rast i vetëvrasjes është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Skorrobishtë të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka thënë se viktima është gjendur pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij, shkruan lajmi.net.

Viktima është e gjinisë mashkullore.

Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion.