Arrestohet njё person i dyshuar për vjedhje
Sharr Travel

Arrestohet njё person i dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës, konkretisht nёn Stacioni Policor nё Vitomiricё-Pejё, ka pranuar informatё nga viktima se në fshatin Treboviq-Pejё, me datёn 01.07.2020, i ёshtё vjedhur motoçikleta nga një objekt pёrcjllёs i shtëpisë se tij.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore me datё 02.07.2020, ka arritur tё identifikoj rrjedhimisht tё arrestoj tё dyshuarin: N.A. i lindur me 1986 m/k/Ashkali.

Tek i dyshuari nё njё fushё ёshtё gjetur motoçikleta qё i ёshtё vjedhur viktimёs, pёrpos saj nё tё njëjtin lokacion janё gjetur edhe nёntё (9) copё, shtёpiza tё kompjuterevё tё cilat i dyshuari dyshohet se i ka vjedhur nё njё tjetёr lokacion.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa motoçikleta dhe shtëpizat iu janë kthyer pronareve legjitim.