Një i arrestuar në Gjakovë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz
Sharr Travel

Një i arrestuar në Gjakovë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 21:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke punuar në një bastore. Nga polica janë gjetur dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një printer, katër televizor, një fletore, tridhjetë e një tiketa të basteve dhe 56.90 euro para të gatshëm”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.