Malishevë/ Në pikë të ditës, burri dhe vjehrri e bëjnë për spital gruan
Sharr Travel

Malishevë/ Në pikë të ditës, burri dhe vjehrri e bëjnë për spital gruan

Një rast i dhunës së familje është raportuar në komunën e Malishevës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në ora 15:15 në Komunën e Malishevës janë arrestuar dy persona për veprën “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit, të njëjtit burri dhe vjehrri kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas (resë), në mënyrë të vazhdueshme.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, kurse babai i tij  është liruar në procedurë të rregullt.