Gjendet i vdekur një person në Prizren
Sharr Travel

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se të mërkurën në Prizren është gjetur një person pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

“Raportohet se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.