Plagosen tre persona në Mitrovicë
Sharr Travel

Plagosen tre persona në Mitrovicë

Tre persona janë plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull i cili gjendet në arrati.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pas mesnatës, ku tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku kanë gjete dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.