10:15 / 20.07.2020
Shpërthen makina në Durrës, dyshohet se i është vendosur eksploziv
Një shpërthim ka ndodhur në qytetin e Durrësit ditën e sotme (20 korrik).
Një automjet tip ”Reno” me targa AA 301ZZ, ka shpërthyer rreth orës 7 të mëngjesit.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Dyshohet se automjetit i është vendosur një sasi lënde eksplozive, transmeton oranews.
Ngjarja ka ndodhur përballë zyrave të Partisë Demokratike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e ngjarjes.























