16:10 / 20.07.2020
Prishtinë: Përplasje mes autobusit dhe motoçikletës, lëndohet motoçiklisti
Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një autobus.
Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut”.























