Incident me rrymën, një person nga Drenasi dërgohet urgjentisht në QKUK
BKT
Kronika

Incident me rrymën, një person nga Drenasi dërgohet urgjentisht në QKUK

Në Drenas është lënduar një person, pasi pati kontaktit me rrymën.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës.

“Është raportuar për një person të lënduar si pasojë e një incidenti me rrymë. Viktima mashkull kosovar i lënduar ka pranuar ndihmën e parë mjekësore në Gllogoc dhe më pas është dërguar në QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe janë duke u marrë me rastin.

Rasti është iniciuar për ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.


MË SHUME NGA Kronika