Policia jep detaje për therrjen me thikë në qendër të Pejës
BKT
Kronika

Policia jep detaje për therrjen me thikë në qendër të Pejës

Një përleshje mes disa personave të mitur, ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të Pejës.

Si pasojë e kësaj, një person (i mitur) ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i ftohtë (thikë).

Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Rugova tha poashtu se lidhur me rastin janë njoftuar rreth orës 21:50 dhe me të pranuar informatën, njësitë policore janë nisur për në vendin e ngjarjes.

“Të dyshuarit tanimë të njohur për policinë janë në arrati dhe policia po bën të pamundurën për t’i kapur”,shtoi ai.


MË SHUME NGA Kronika