Tri vrasje me thikë brenda ditës, vritet një 65 vjeçar në Shijak
BKT
Kronika

Tri vrasje me thikë brenda ditës, vritet një 65 vjeçar në Shijak

Një vrasje me thikë ka ndodhur në Xhafzotaj në Shijak, mbrëmë rreth orës 23:05.  Shtetasit Fiqiri Çalliku, 65 vjeç dhe Fadil Çalliku 63 vjeç(vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës 65 vjeçari Fiqiri Çalliku.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë 2 vrasje të tjera kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Elbasan. Rreth orës 22:10 u bë me dije  nga policia se u vra me thike 23 vjeçari Regis Runaj i cili ishte një personazh i njohur për policinë. Dyshohet se Runaj kishte lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë po në Elbasan mbeti i vdekur Florian Lamçja 40 vjeç pas një konflikti me Adriano Hajdarin 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktarin 34 vjeç.


MË SHUME NGA Kronika