Klinë: Burri plagos gruan me armë

Klinë: Burri plagos gruan me armë

Në fshatin Perqevë të Komunës së Klinës, burri ka plagosur me armë zjarri gruan e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Ndërsa, që rrugës për në Spitalin e Pejës, burri kishte shkaktuar edhe aksident në komunikacion.

Si pasojë e kësaj janë lënduar të dytë, gruaja është dërguar me ndihmën e shpejtë në Spitalin e Pejës

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka plagosur me pistoletë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari gjatë transportimit të viktimën me veturë për në drejtim të QKMF, ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy pasagjeret, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Viktima me ndihmën e shpejtë është dërguar në Spitalin e Pejës. Është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policisë”, thuhet në njoftim.