3 raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve të fundit

3 raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve të fundit

Për 24 orë në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës familjare.

Sipas policisë së Kosovës në të tria raste i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë ndajë katër grave.

Ky është njoftimi i plotë i policisë së Kosovës, sipas prokurorit dy persona kanë shkuar në mbajtje për 48 orë.

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPORË

Prizren 08.08.2020 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë  fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

DHUNË FAMILJARE

Istog 08.08.2020 – 00:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte tentuar ta sulmoj viktimën femër kosovare. I dyshuari dyshohet se ishte me probleme psikike, i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 08.08.2020-12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe nga e dyshuara femër shtetase e huaj.  Viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt për strehim të përkohshëm, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kujtojmë, që kohëve të fundit janë rritur raste e dhunës familjare në Kosovë.