Sulmohet një person me mjet të fortë për shkak të një prone

Sulmohet një person me mjet të fortë për shkak të një prone

Një person ka raportuar se është sulmuar me mjet të fortë nga një i dyshuar në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë rasti ndodhi si pasojë e një çështje pronësore.

Viktima që nga data e incidentit ka qenë në spital për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.