Aksident në Fier,humb jetën 50-vjeçari

Aksident në Fier,humb jetën 50-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur Baltez.

Informacionet paraprake thonë se një person rreth të pesëdhjetave është përplasur nga një kamion, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. I ndjeri ka qenë me një karroce dore duke mbledhur kanaçe.

Njëra anë e Bypass-it prej 30 minutash ndodhet e bllokuar. Burimet thonë se viktima pasi është përplasur nga kamioni që është larguar, është goditur edhe nga një mjet tjetër që vinte pas. Policia ka kthyer mbrapsht mjetet e njërit krah të Bypass-it, ndërkohë që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Top Channel/