Organizonte dasma në Korishë, ndalohet nga policia

Organizonte dasma në Korishë, ndalohet nga policia

Një person është ndaluar nga policia të hënën, pasi ai nuk ka respektuar masat e Qeverisë të caktuara për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, dhe kishte organizuar dasma.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe është liruar me procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë ka ndaluar disa persona për mosrespektim të masave të Qeverisë. Në fshatin Gjinovc në Suharekë, një person është ndaluar pasi nuk ka respektuar masën e vetizolimit.

Në total është iniciuar rast nga Policia e Kosovës ndaj 19 personave për mosrespektim të masave, si[ është njoftuar në raport.