Mbytet në Durrës një 10 vjeçar nga Kosova, po lahej në pishinë

Mbytet në Durrës një 10 vjeçar nga Kosova, po lahej në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit mesditën e sotme.

Një 10-vjeçar nga Kosova, është mbytur teksa po lahej në pishinë.

‘’Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë’’, informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /TVOra