Arrestohen dy persona për bixhoz të paligjshëm në Pejë

Arrestohen dy persona për bixhoz të paligjshëm në Pejë

Janë arrestuar dy persona në Pejë nën dyshimin që merreshin me bixhoz.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lokalin ku të dy këta persona po zhvillonin bixhozin, kanë gjetur dhe konfiskuar 677 çipa për dedikim të lojës së bixhozit, 4 palë letra bixhozi-poker dhe një çelës të lokalit.

Arrestimi ndodhi mbrëmë në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur duke zhvilluar veprimtari të paligjshme-bixhozi dhe po ashtu nuk ka kanë respektuar vendimet e lëshuara nga Qeveria. Njësitet policore dhe inspektorët komunal në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar: një çelës të lokalit, 677-çipa për dedikim të lojës së bixhozit, 4-palë letra bixhozi-pokeri. Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.