Prishtinasi e bën për spital nënën e tij

Prishtinasi e bën për spital nënën e tij

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet ta ketë rrahur nënën e tij.

Deri tek ky incident dyshohet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshje familjare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.