Vajza e djali i rrahin prindërit në Gjilan, arrestohen nga Policia

Vajza e djali i rrahin prindërit në Gjilan, arrestohen nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht prindërit e tyre, pas një mosmarrëveshje në familje.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas mesnate.

“Gjilan 12.08.2020-00:10. Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) pasi pas një mosmarrëveshje në familje i kanë sulmuar fizikisht dy prindërit e të dyshuarit”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas raportit, viktima femër ka pranuar trajtim mjekësor. Ndërsa, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.