Gjakovari arrestohet pasi mblodhi 70 persona në aheng familjar

Gjakovari arrestohet pasi mblodhi 70 persona në aheng familjar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Rogovë të Gjakovës, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë për masa mbrojtëse.

Policia ka bërë të ditur se mbrëmjen e të martës, rreth orës 22:20,  policia kishte hasur në një aheng familjar tek i dyshuari ku ishin mbledhur rreth 70 persona.

Tutje policia ka njoftuar se të ftuarit në këtë aheng janë shpërndarë, ndërsa i dyshuar pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.