Sulmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Lipjan

Sulmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Lipjan

Policia ka arrestuar një person në Lipjan pasi që kishte sulmuar seksualisht një femër.

I dyshuari e kishte sulmuar seksualisht femrën javën që lamë pas, kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.