Armëmbajtje pa leje, një muaj paraburgim ndaj katër personave në Pejë
BKT
Kronika

Armëmbajtje pa leje, një muaj paraburgim ndaj katër personave në Pejë

Një muaj paraburgim ka caktuar Gjykata Themelore në Pejë ndaj katër personave në Pejë.

R.K, P.M, M.U dhe G.M iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale përdorim i paautorizuar i mjetit të rrezikshëm apo armës nga neni 367 par.1 të KPRK-së.

në komunikatën për media nga kjo gjykatë thuhet se pasditen e 15 gushtit, të dyshuarit kishin shkrepur me armë në Bjeshkët e Istogut, duke shkaktuar shqetësim te banorët e kësaj ane.

“Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve R.K, P.M, M.U dhe G.M, për shkak të dyshimit të bazuar se : Më parë e gjer me datë 15.08.2020, në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me nenin 5 par.1 të Ligjit për Armë (Ligji nr. 05/L-022) kanë mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar armë nga të cilat me datë 15.08.2020, rreth orës 17:00, gjersa ishin së bashku në Bjeshkët e Istogut, kanë shkrepur disa herë në ajër duke shkaktuar frikësim dhe shqetësim te banorët e asaj ane, e të cilat armë pastaj i sekuestron policia”, thuhet në komunikatën për media nga Gjykata Themelore e Pejës.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale përdorim i paautorizuar i mjetit të rrezikshëm apo armës nga neni 367 par.1 të KPRK-së.

Të pandehurve R.K, P.M, M.U dhe G.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.


MË SHUME NGA Kronika